Tavë me brokoli nga zonja Albana

16 Janar, 11:41| Përditesimi: 16 Janar, 11:47

  • Share

Tavë me brokoli

Përbërësit:

  • 1 kokë brokoli
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 1 qepë
  • 1 lgj qumësht
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 1 lç kripë

Për salcën:

  • 3 kokrra vezë
  • 400 ml qumësht
  • 5 lgj vaj
  • 4 lgj miell
  • 10 gr pluhur pjekës
  • 100 gr djathë pice
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim ujë të ngrohtë, kripë dhe 1 lugë qumësht. Copëtojmë brokolin dhe e lëmë për rreth 5 minuta të ziejë. Ndërkohë presim qepën në.gjysëm hëne dhe e kaurdisim, më pas shtojmë në tigan specat e prera përgjysmë. Në një tavë të lyer me vaj shtrojmë brokolin, perimet e kaurdisura dhe vezët e rrahura me qumështin, vajin, miellin, koperën, kripën dhe pluhurin pjekës..E spërkasim sipërfaqen me djathë të butë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?