Tavë me brokoli e lulelakër me krem, shumë shije nga zonja Albana

31 Maj, 12:11| Përditesimi: 31 Maj, 12:13

  • Share

Tavë me brokoli dhe lulelakër

Përbërësit:

  • 500 gr brokoli
  • 500 gr lulelakër
  • 2 karrota
  • 10 domate qershi
  • 3 kokrra vezë
  • 1 gotë qumësht
  • 1 lugë gjalpë
  • 100 gr djath të bardhë
  • 100 gr djath kaçkavall
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë të vluar me pak kripë dhe fillimisht ziejmë lulelakrën për 3 minuta, më pas shtojmë brokolin dhe karrotën dhe i lemë të ziejnë së bashku për 3-4 minuta. I vendosim perimet në një tavë të lyer me pak gjalpë duke vendosur dhe disa domatina. Në një tas përziejmë të verdhat e vezëve me qumështin, djathin e bardhë të thërrmuar dhe djathin kaçkavall të grirë në rende. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe e hedhim kremin në tavën me perime. Shpërndajmë disa copëza gjalpë dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë për rreth 20 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?