Tavë me bamje në furrë nga zonja Albana

25 Tetor 2023, 11:59| Përditesimi: 25 Tetor 2023, 12:01

  • Share

Tavë me bamje në furrë

Përbërësit:

  • 1 kg bamje
  • 1-2 lgj uthull
  • 500 gr mish
  • 1 kokërr qepë
  • 3-4 thelpinj hudhër
  • 3 speca të kuq
  • 3 domate
  • 2 lgj salcë domate
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Mishin pasi e kemi prerë në copëza të vogla e kaurdisim në tenxhere me vaj ulliri, shtojmë qepën e grirë imët dhe pak kripë. Vijojmë kaurdisjen dhe e lemë mishin të ziejë. Presim pjesën e sipërme të bamjeve në formë konike, i shpëlajmë me uthull dhe i kaurdisim me vaj duke shtuar hudhrën dhe specat e kuq të prerë në kubikë. Pasi kaurdisen mirë shtojmë salcën e domates dhe domatet e grira. I kalojmë bamjet në tavë, shtojmë ujë si dhe copëzat e mishit. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?