Tavë gore nga zonja Albana

4 Mars, 11:34| Përditesimi: 4 Mars, 11:37

  • Share

Tavë gore

Përbërësit:

  • 4-5 racione mish
  • 2 filxhanë kafeje vaj
  • 5-6 qepë mesatare
  • 3-4 thelpinj hudhër
  • 2 kokrra vezë
  • 1 gotë kos
  • 1 lugë miell
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Mishin e prerë në racione e kaurdisim pak sa të ndryshojë ngjyrë, hedhim kripë, ujë dhe e lëmë të ziejë. Qepët i grijmë në fije, i kaurdisim sa të zbuten, hedhim hudhrat, kripë, piper dhe i vendosim në tavë. Vendosim racionet e mishit dhe pak lëng nga mishi. Rrahim vezët me kos e pak miell dhe i hedhim sipër tavës, të cilën e vendosim në pjekje në furrë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?