Tava tironse me mish dhe gjizë nga zonja Albana

13 Janar 2023, 12:03| Përditesimi: 13 Janar 2023, 12:04

  • Share

Tava tironse e dheut me mish dhe gjizë

Përbërësit:

  • 300 gr mish viçi
  • 200 gr gjizë
  • 1 qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 50 gr miell misri
  • 1 lgj vaj ulliri
  • 2 lgj gjalpë
  • 1 lgj miell gruri
  • 1 litër lëng mishi
  • Salcë domate
  • Spec djegës
  • Majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht vendosim mishin të ziejë. Më pas kaurdisim qepën e grirë hollë duke shtuar pak nga lëngu i zierjes së mishit dhe e lemë qepën derisa të zbutet mirë. Pasi qepa është zbutur shtojmë majdanozin, salcën dhe pjesën tjetër të lëngut të mishit pasi e kemi kulluar mirë.

Në një tenxhere kaurdisim miellin e misrit me gjalpë, e trazojmë mirë dhe sapo mielli të ndryshojë ngjyrë shtojmë gjizën duke i shtuar lëng. Kur të shohim që është bërë, e përziejmë dhe e lemë të ziejë mirë. Në fund shtojmë pak miell gruri sikurse dhe mishin e prerë në copëza. I bashkojmë të gjithë përbërësit në një tavë dheu të nxehur paraprakisht në furrë dhe të lyer mirë me gjalpë. Ë spërkasim fërgesën me piper të kuq dhe e vendosim tavën në furrë të nxehtë dhe e lëmë derisa yndyra të dalë në sipërfaqe.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?