Tava e Dukagjinit me domate jeshile nga zonja Albana

21 Tetor 2022, 10:55| Përditesimi: 21 Tetor 2022, 15:19

  • Share

Tava e dukagjinit me domate jeshile

Përbërësit:

  • 1 kg domate jeshile
  • 2 qepë
  • 2 speca jeshile
  • 400 gr ajkë kosi
  • 100 ml pana
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Presim domatet jeshile në kubikë mesatare dhe i vendosim të zbuten në ujë të nxehtë. Në një tenxhere me pak vaj ulliri kaurdisim qepët të prera në kubikë, më pas shtojmë specat dhe vazhdojmë kaurdisjen për 6 minuta. E largojmë tenxheren nga zjarri, shtojmë domatet jeshile, 1 lugë kripë, piper të zi dhe piper të kuq pluhur. I trazojmë që shijet të unifikohen dhe në fund shtojmë ajkën e kosit dhe panën. E kalojmë gatimin në një tavë dheu dhe e vendosim në furrë në temperaturën 250 gradë Celsius derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë.

 

MC//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?