Tava e dheut tradicionale, ja receta origjinale nga zonja Albana

5 Shkurt, 12:22| Përditesimi: 5 Shkurt, 12:24

  • Share

Tavë dheu tradicionale

Përbërësit:

  • 500 gr mëlçi
  • 250 gr gjizë
  • 2 filxhanë yndyrë
  • 1 lugë miell
  • 1 spec i kuq
  • 1 kokërr qepë
  • 3 thelpinj hudhre
  • Spec djegës
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Marrim mëlçitë e lara dhe të prera në kubikë dhe i skuqim në pak yndyrë. Shtojmë hudhrën dhe pas skuqjes i vendosim në pjatë. Tek yndyra skuqim qepën, specin e kuq, më pas shtojmë miellin dhe vijojmë me kaurdisjen. Hedhim pak lëng mishi duke e trazuar që të mos formohen kokrriza. Shtojmë gjizën, mëlçitë, specin djegës dhe e kalojmë gatimin në tavë dheu të nxehtë. E vendosim tavën në furrë derisa të marrë ngjyrë dhe yndyra të dalë sipër.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?