Taulant Seferi me topin në kontroll

Taulant Seferi 'snajper' në Ukrainë, sulmuesi i Kombëtares shënon dopietë për 16 minuta (VIDEO)

5 Mars 2023, 12:25| Përditesimi: 5 Mars 2023, 13:41

  • Share

Vorskla Poltava po fiton 2-0 me Zorya Luhansk për javën e 16-të në kampionatin ukrainas të futbollit. Avantazhin vendasve ia dha Taulant Seferi në minutën e gjashtë të ndeshjes, teksa në të 16 minutë shqiptari shënoi edhe golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë. Sulmuesi i Kombëtares ka tundur rrjetën dy herë që në nisje të takimit, duke shënuar golin e pestë dhe gjashtë me Vorsklan.

26-vjeçari nga Kumanova verën e vitit të shkuar u largua nga Tirana për t'u bashkuar me Vorsklan për 500 mijë euro, duke qenë sulmuesi kryesor i ekipit. Me kontratë deri në 2025, Seferi ka luajtur 15 ndeshje dhe ka shënuar gjashtë gola në 1079 minuta të zhvilluara.

Forma e mirë e Seferit pritet që t'i rezervojë atij një ftesë nga trajneri i Kombëtares, Sylvinho, për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 që zhvillohen në fundin e këtij muaji.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?