Taulant Seferi

VIDEO/ Taulant Seferi 'engjëll dhe djall', sulmuesi i Kombëtares dopietë në Ukrainë! Gabon penalltinë dhe dhuron asist

22 Prill 2023, 12:37| Përditesimi: 22 Prill 2023, 12:52

  • Share

Taulant Seferi ka shënuar dopietë në Premier Leaguen e futbollit në Ukrainë. 26-vjeçari nga Kumanova po shkëlqen këtë sezon në elitën e futbollit ukrainas, duke marrë edhe një ofertë nga Paderborni në Gjermani. Skuadra e Seferit, Vorskla Polatava po fiton 3-1 me Metalist Kharkiv për raundin e 22-të të kampionatit, me miqtë që shënun në minutën e nëntë me Boychuk.

Taulant Seferi vendosi ekuilibrat në minutën e 26-të nga pika e bardhë, teksa katër minuta më vonë do gabonte nga penalltia. Pikërisht në të 30 minutë, Seferi nuk përsëriti veten nga 11 metra larg, teksa shpërdoroi mundësinë për të përmbysur ndeshjen për të tijtë.

Goli i dytë i Seferit nuk do vononte, teksa shënoi në minutën e 45+1 po nga penalltia. Më pas, Vorskla gjetin edhe golin e tretë me Felipe Rodrigues, kjo pas asistit të Seferit, për ta mbyllur pjesën e parë 3-1.

Tanimë sulmuesi i Kombëtares ka gjetur golin e 11 në Ukrainë, duke qenë një titullar i padiskutuar me Vorsklan.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?