VIDEO/ Taulant Malaj vrau vajzën dhe italianin, plagosi dhe gruan, Report Tv në Selenicë, fqinjët: Familje e mirë! Sa herë hapim TV na vjen të qajmë

9 Maj 2023, 09:28| Përditesimi: 9 Maj 2023, 13:01

  • Share

SELENICË- “Na vjen të qajmë sa herë hapim televizorin, familje shumë e mirë.” Banorët në Selenicë të Vlorës kanë qenë në sinkron për autorin e vrasjeve makabre në Itali, Taulant Malaj. Ndonëse, 45-vjeçari vrau vajzën, fqinjin e vetë Massimo De Santis 20 herë me teh çelësi dhe ka plagosur gruan, të gjithë fqinjët e përshkruajnë si familje të mirë dhe shumë të varfër.

Sipas rrëfimit të disa banorëve në fshat, Taulanti së bashku me Teftën e cila jetonte në Babic të Vlorës, bënë fejesën në atdhe dhe më pas emigruan, përkatësisht rreth vitit 1997. Banorët thonë se prej vitesh ata nuk janë kthyer në vendlindjen e tyre, dera e shtëpisë së tyre, vijon të jetë e mbyllur me dry.

“Na ka ardhur shumë keq, sa herë hapim televizorin na vjen për të qarë. Ka që në 1997 që ka ikur. Familje shumë e mirë”- tha një banore.

Disa nga fqinjët në Selenicë kanë shprehur keqardhje madje edhe janë prekur nga ngjarja e rëndë. Një banore tregoi se Taulanti është rritur në kushte shumë të vështira ekonomike, madje kishte raste që mund të kalonin edhe ditë të tëra pa u ushqyer.

“Shikonin punën e tyre, hallin e tyre, kush u jepte ndonjë kafshatë bukë. Ka 20 vjet që është martuar dhe iku, këtu bëri fejesën e më pas iku. Ata ishin familje e mirë, më erdhi për të qarë. Fukarenj, herë të ngrënë herë pa ngrënë. Tefta rrinte në Babicë. Na ka ardhur keq, se janë rritur shumë të varfër.”- vijoi banorja tjetër.

Disa të tjerë ende nuk e besojnë se kjo ngjarje ka ndodhur.

“E kemi njohur si njeri të mirë. Kanë qenë djem nga më të mirët. Taulantin se njoh, po vëllezërit e tij po. Janë diku 3-4 vëllezër. Di që kanë ikur që këtej, po se ku janë nuk e di. Nuk e prisnim diçka të tillë nga ata.”

Ka edhe nga ata që mendojnë se Taulanti mund të kishte vepruar ndryshe.

“Familje e rregullt, s’kanë qenë problematik. S’kanë pasur nivel arsimor, por të rregullt. Na erdhi keq, se mund të  zgjidhej ndryshe, nuk e di ai ashtu e ka gjykuar po... fatkeqësi e rëndë.”- përfundoi një tjetër.

Si ndodhi ngjarja e rëndë
45-vjeçari xheloz, Taulant Malaj është autori i dy vrasjeve të rënda. Fillimisht vrau në hyrjen e pallatit fqinjin italian Massimo De Santis, të cilin e goditi me rreth njëzet goditje me teh çelësi. Ai u qëllua në gjoks, bark dhe kokë: nuk kishte shpëtim për të. Më pas shkoi në shtëpi për të vrarë gruan, por ishte vajza që i doli përpara babait të cilin po përpiqej ta ndalte por mbeti e vdekur. Djali 5 vjec ishte fshehur pas divanit dhe nuk u lëndua ndërsa Tefta u plagos. Ishte vetë ajo që ngriti alarmin duke njoftuar policinë që ndaluan shqiptarin ende të gjakosur.

Pas krimit të rëndë shqiptari ka xhiruar me celularin e tij një video menjëherë pas atentatit, duke filmuar fillimisht trupin e pajetë të burrit dhe më pas ka filmuar vajzën e tij dhe gruan e tij në gjendje gjysmë të ndërgjegjshme. Videoja i është dërguar nga burri një bashkatdhetari me banim në Italinë veriore i cili ka lajmëruar menjëherë policinë lokale dhe me shumë gjasa ua ka dërguar pamjet edhe personave të tjerë të identifikuar, të cilët nga ana e tyre kanë shpërndarë videon nëpërmjet internetit.

Arsyeja e këtij krimi ishte se 45-vjecari bukëpjekës shqiptar kishte dyshime se italiani dhe gruaja e tij kishin një lidhje intime.

Raportoi për Report Tv dhe Shqiptarja.com, gazetari Armand Xhelili

1683486007_finalprojekt.02534809.Still041.jpg

 

Massimo De Santis, Tefta Taulant dhe Jessica Malaj

 

1683617244_taulantmalaj.jpg

 

Taulant Malaj

Ora 13:01
Taulant Malaj vrau vajzën dhe fqinjin dhe plagosi gruan në Itali, e afërmja e Tefta Malajt për Report Tv: U tronditëm

E afërmja e Tefta Malajt në Babicë të Vlorës, është prononcuar për Report Tv është shprehur e tronditur për ngjarjen e rëndë.

“Njerëz të mirë shumë. U tronditëm, ne tronditemi për ndonjë gjë të vogël jo për një njeri që vritet.”- tha ajo.

“Ne i kemi në lagje, po në përgjithësi janë njerëz të mirë. Qoftë i ati, qoftë e ëma, na vjen keq, jemi të tronditur, ne një familjarë, ajo është fatkeqësi”, tha një tjetër.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • shperthyesi: 09/05/2023 11:37

    dythundrak vlore, malok ne gjeneze.

    Përgjigju
  • Mario: 09/05/2023 10:08

    Ja pra qe maloket sjane me te keqij se ky labi psiqik qe as kafsha nuk e ben ate qe beri ky. Turp e faqja zeze. Plehre

    Përgjigju
    • Nosku: 09/05/2023 15:25

      Per te arrdhur keq per te gjithe. Por nuk jane as lab dhe as malok Jane çoban flasin romunshe. Me pak fjal nuk jan shqiptar

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?