Taulant Balla: Zguri po “zhytet”
thellë për të shpëtuar Kapllanajn

15 Nëntor 2017, 17:17| Përditesimi:

  • Share
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një status në Facebook deklaron se kryetari i KQZ, Zguri po “zhytet” më thellë në përpjekjen për të shpëtuar kryebashkiakun  e Mallakastrës Agron Kapllanajn.

“Kryetari i KQZ Klement Zguri “zhytet” edhe më thellë në llumin e stisur nga Basha&Kryemadhi për të shpëtuar kryetarin e Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj nga zbatimi i ligjit të dekriminalizimit. Vepër penale përpjekja e sotme e Zgurit për të falsifikuar vendimin e KQZ. Pak më vonë bëhen publike provat”, deklaron Taulant Balla.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?