COVID-19, Konfindustria: Tatimi mbi dividendin të bëhet 20%, të rritet edhe për ata që rritën të ardhurat në këtë situatë

5 Prill 2020, 13:38| Përditesimi: 5 Prill 2020, 14:35

  • Share

Konfederata e industrive shqiptare ka kërkuar ditën e diel që qeveria të rritë në masën e 20% tatimin mbi dividendin për të gjithë kompanitë, që punojnë në tregje të mbyllura me privilegje shtetërore si PPP, koncesione, apo licenca ekskluzive. Nga ana tjetër, është propozuar edhe rritja e tatimit mbi fitimin për të gjithë ata subjekte që kanë rritur të ardhurat e tyre duke përfituar nga gjendja e jashtëzakonshme.

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi se nga dita e hënë do të zgjatet orari për të dalë jashtë shtëpisë, do të autorizohen më shumë makina private që kanë autorizim kompanie, si dhe do të shtohet lista e bizneseve që do hapen, por ashpërsohen ndëshkimet deri në burg apo konfiskim malli për shkelësit, Konfindustria kërkon nga qeveria që të fillojnë normalizimi i situatës me qëllim zbutjen e pasojave të krizës. Sipas njoftimit të Konfindustrisë duhet të fillojë hapja e bizneseve dhe në rajonet gjeografike të paprekura ose të prekuara pak nga epidemia gjendja ti afrohet normalitetit.

Po ashtu kërkohet që të rishikohet paketa financiare e ndihmës për bizneset për të gjitha kategoritë, si dhe të lehtësohen nga detyrimet fiskale, taksa vendore dhe qendrore për kategoritë e ndaluara prekuara me ligj të bizneseve dhe punëmarrësve përkatës. Njoftimi vijon më tej duke shtuar se ka filluar shfaqja e shenjave të falimentimit të një numri të madh sektorësh të ekonomisë në kushtet e përballjes me pandeminë COVID 19.

Po ashtu në njoftim këshillohet qeveria që të kontrollojë daljet valutore jashtë vendit si dhe të orientojë shpenzimet buxhetore drejt bizneseve prodhuese kryesisht në sektorin e bujqësisë dhe agroindustrisë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?