Futbollistët e Tiranës

Tatimet bllokojnë klubin e Tiranës, bardheblutë rrezikojnë pjesëmarrjen në Kupat e Europës (DOKUMENTI)

10 Mars 2023, 12:20| Përditesimi: 10 Mars 2023, 12:27

  • Share

Drejtoria e Tatimeve ka vendosur masën e sigurimit tatimor mbi pasuritë e klubit të Tiranës. Kjo për shkak se bardheblutë nuk kanë paguar disa detyrime tatimore. Drejtoria në fjalë më 2 mars ka rregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit vendimin për bardheblutë dhe si rrjedhojë nuk mund të kryhet tjetërsimi dhe mbi pasurinë dhe të drejtat pasurore që i përkasin këtij subjekti. Kjo do të thotë se për momentin nuk do të ketë asnjë lëvizje asetesh.

Një vendim i tillë nuk është alarmant, pasi çdo tatimpagues mund t’i shlyejë edhe duke bërë një marrëveshje me organin tatimor. Gjithsesi drejtuesit bardheblu duhet të zgjidhin këtë çështje deri në fund të këtij muaji për të mos rrezikuar pjesmarrjen në Kupat e Europës.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?