Ujësjellës

Task-Forca e Bashkisë për abuzimet me ujin e pijshëm: Ndërpriten lidhjet e paligjshme në Tiranë, gjoba për shkelësit

18 Korrik 2022, 11:20| Përditesimi: 18 Korrik 2022, 12:05

  • Share

Gjatë këtyre ditëve të nxehta, Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka vijuar me kontrollin me ekipet Task Forcë në zonën e Dajtit në njësitë 6,4 dhe 2 mbi abuzimet me ujin e pijshëm.

Gjatë kontrollit u konstatuan subjekte të cilat abuzonin me ujin e rrjetit, për të cilët u morën masa administrative me gjobë për 4 (katër) subjekte në këtë zone, si dhe u bë ndërprerja e linjave abuzive në origjinë në linjat e transmetimit!

Fushata “Mos shpërdoro ujin” e nisur nga UKT ka qëllim të ndërgjegjësojë qytetarët se abuzimi me ujin e pijshëm është një problem, i cili ndikon drejtpërdrejtë në furnizimin normal me ujë të pijshëm të qytetit.

Krahas informimit dhe sensibilizimit të qytetarëve, Ujësjellës Kanalizime Tiranë po kujdeset me grupet e saj të punës çdo ditë për të mirë administruar ujin dhe për ta ruajtur atë nga abuzimet.

 

 

 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?