Task Force për marrëdhëniet seksuale në kohë pandemie! Çfarë nuk mund të bëhet me Covid ‘nëpër këmbë’

17 Qershor 2020, 14:15| Përditesimi: 17 Qershor 2020, 14:18

  • Share

Në Itali është ngritur një grup pune, i përbërë  nga ekspertë të fushës mjekësore-shkencore, i gatshëm të përballet me aspektet që lidhen me seksualitetin në kohë pandemie nga koronavirusi, të cilët do të kenë për detyrë të transmetojnë mesazhe mbi sjelljen seksuale dhe parandalimin.

Nisma vjen si një projekt ndërgjegjësimi, i krijuar nga Durex në bashkëpunim me Anlaids, shoqata e parë italiane e lindur, në vitin 1985, për të ndaluar përhapjen e HIV.

Durex kreu kërkime mbi 500 italianë midis moshës 16 dhe 55 vjeç, për të matur ndikimin e karantinës në zakonet seksuale të popullatës.

Të dhënat tregojnë një ulje të aktivitetit seksual në karantinë: 83% e të intervistuarve, rrëfejnë një rënie të dëshirës dhe praktikës seksuale, ndërsa vetëm 23% pretenduan se kishin mbajtur një nivel të lartë dhe të mesëm të aktivitetit seksual pothuajse të barabartë me periudhën e para-karantinës.

Arsyet e këtij ndryshimi janë ankthi, frika, prania e fëmijëve në shtëpi dhe detyrimi për të ruajtur distancimin fizik e shoqëror.

"Në këtë moment të veçantë, është me rëndësi parësore të nxitet opinioni publik që të zbatojë një qasje të vetëdijshme për atë që po ndodh rreth nesh, për parandalimin e infeksionit të virusit Covid-19”, - thotë Durex

Sipas specialistëve të fushës, "Të gjitha epidemitë kanë lënë gjurmë të thella në kulturën dhe sjelljen njerëzore. Covid gjithashtu pritet të lërë shenja të thella. Nuk është për t'u habitur që një sëmundje e transmetueshme nga ajri dhe nga kontakti i drejtpërdrejtë kushtëzon edhe sjelljet seksuale në këtë periudhë, duke i bërë njerëzit të perceptojnë njëri-tjetrin si rrezik. Kriza e shkaktuar nga Covid ofron mundësinë për të shfrytëzuar mundësinë e programeve edukative që synojnë sjellje të përgjegjshme edhe në sferën seksuale".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?