Task-Forca kundër krimit, Lu në
zyrën e Ramës në Kryeministri

15 Nëntor 2017, 12:25| Përditesimi:

  • Share
Ambasadori amerikan, Donald Lu ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Edi Rama në zyrën e këtij të fundit. 

Në fokus të bisedës mësohet të ketë qenë Task Forca kundër krimit të organizuar, me pjesëmarrjen edhe të ekspertëve të FBI-së. Vetë ambasadori Lu ka qenë mjaft aktiv me deklaratat e tij kundër klaneve kriminale të cilët i ka etiketuar "peshqit e mëdhenj", të cilët nuk duhet të jenë të paprekshëm. 

​Task-Forca kundër krimit po vijon paraprakisht hetimet për pasuritë e elementëve të identifikuar si të dyshimte, ndërsa në janar pritet të nisin arrestimet. 

lu kryeministri
(Ambasadorit Lu duke u larguar nga Kryeministria)

 lu
(Makina e ambasadorit Lu sot në ambientet e Kryeministrisë)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?