Tartë e kripur me kërpudha, sallam dhe djathë nga zonja Albana

26 Tetor 2022, 10:08| Përditesimi: 26 Tetor 2022, 10:10

  • Share

Tartë e kripur me kërpudha, sallam dhe djathë nga zonja Albana

Përbërësit:

  • 1 petë sfoljatë
  • 150 gr kërpudha
  • 150 gr sallam
  • 200 gr djathë
  • 30 gr ullinj
  • 3 vezë
  • 2 lgj kos
  • 1 lgj gjalpë
  • Majdanoz

Përgatitja:

Me pak gjalpë kaurdisim kërpudhat dhe sallamin të prerë ne fetëza. Vendosim petën e sfoljatës në një tavë tartash. Rregullojmë anësoret dhe më pas vendosim kërpudhat e kaurdisura me sallamin si dhe pak ullinj të prerë në feta. Rrahim vezët me pak kos dhe e shtojmë tek tarta. E spërkasim me djathë të grirë dhe majdanoz dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?