Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha

Kronikë

Tarifat nuk ulen, Lëvizja për Universitetin thirrje rektorit: Anulojini ose do të dalim në protestë

29 Maj 2021, 18:11| Përditesimi: 31 Maj 2021, 10:27

  • Share

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha ka refuzuar kërkesat e studentëve për uljen e tarifave ose anulimin e tyre edhe përse mësimi është zhvilluar online. Lëvizja për Universitetin i është përgjigjur deklaratave të rektorit duke paralajmëruar protestë në vjeshtë nëse këto kërkesa nuk merren parasysh.

Referuar disa anketave, Lëvizja për Universitetin shkruan se më shumë se gjysma e studentëve nuk kanë pasur mjetet e nevojshme për mësim online dhe qindra e mijëra prej tyre po e braktisin universitetin publik. Ndërkaq sipas tyre, COVID-19 ka goditur ekonominë familjare të shqiptarëve dhe anullimi i tarifave do shpëtonte studimet dhe ëndrrave të mijëra të rinjve.

"Përgjigje rektorit të Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha

Në një dalje për shtyp, rektori i Universitetit të Tiranës z. Artan Hoxha iu përgjigj negativisht kërkesave të vazhdueshme të studentëve për ulje ose anulim të tarifës shkollore. Sipas tij, 70% e studentëve jetojnë jashtë Tiranës dhe familjet e tyre kanë kursyer ekonomikisht.

Por z. Hoxha nuk e merr fare parasysh se koha e kaluar në pandemi ka qenë shkatërrimtare për ekonominë familjare të shqiptarëve. Shumë kanë humbur punën, kursimet dhe shëndetin. Shto këtu që, sipas anketave, më shumë se gjysma e studentëve nuk kanë pasur mjetet e nevojshme për mësim online dhe qindra e mijëra prej tyre po e braktisin universitetin publik.

Në këto kushte, kriza nuk është e financave të qeverisë dhe universitetit, por e mbarë shoqërisë: të rinjve, punëtorëve e familjeve të tyre. Anulimi i tarifave studentore dhe e burokracisë së zakonshme është një hap i rëndësishëm për shpëtimin e studimeve dhe ëndrrave të mijëra të rinjve. Kush nuk e kupton ose refuzon të kuptojë, vetëm sa po e thellon më tej krizën.

Nëse qeveria dhe burokracia universitare nuk marrin parasysh zërin e studentëve me idenë se ata janë të shpërndarë dhe pa mundësi për të rezistuar, të mos harrojnë se në vjeshtë me dhjetra mijëra studentë do të kthehen në auditorë dhe rrugët do të përmbyten nga thirrjet e tyre", shkruhet në deklaratë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?