Drejtori sportiv Igli Tare

Tare pjesë e revolucionit, Napoli gati të hedhë bazat për sezonin e ardhshëm! Synohet edhe Conte

1 Prill, 13:56| Përditesimi: 1 Prill, 13:59

  • Share

Igli Tare është objektivi kryesor i Napolit për drejtor sportiv. Sportmediaset shkruan sot se kampionët në fuqi të Seria A do bëjnë një revulucion në fund të sezonit për shkak të situatës aspak të mirë që po kalojnë. Për këtë arsye presidenti De Laurentis ka zgjedhur shqiptarin si drejtor sportiv, për të kompletuar një skuadër që sezonin e ardhshëm synon të rikthehet kompetitive.

Igli Tare ka qëndruar pushim që prej sezonit të kaluar kur u largua nga Lazio, ndërsa bashkë me të dëshira e madhe është që të vijë Conte si trajner. Ekperiementet si Rudi Garcia, Mazzari dhe Calzone nuk do përsëriten më. Përveç Kontes kandidat është edhe Stefano Pioli i cili aktualisht drejton Milanin.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?