Tare hidhet në sulm: Qeveria italiane po tallet me futbollin (VIDEO)

14 Maj 2020, 12:44| Përditesimi: 14 Maj 2020, 13:39

  • Share

Kanë kaluar 20 vite nga titulli i fundit që ka fituar Lazio dhe nëse ky sezon do të rinisë bardhekaltërit do provojnë sërish.Konfirmimi vjen nga drejtori sportiv Igli Tare që thotë për La Repubblica se Lazio do të provojë dhe është aty për titullin.

Për rinisjen e kampionatit shqiptari ngre edhe njëherë zërin dhe thekson: "Nëse futbolli ndalon do ishte dështim dhe Italia do humbte pjesë jo vetëm nga historia e saj sportive por do ishte një shkatërrim social. Të ndalemi tani do të thotë që të mos rinisim as në shtator pasi shumë muaj pa aktivitet do ishin shumë. Ka mijëra familje që punojnë në aktivitetin futbollistik dhe kemi detyrën t’i mbrojmë."

Më pas Igli Tare sulmon ashpër qeverinë italiane për qëndrimin që ka pasur me futbollin në kohë pandemie: “Qeveria italiane po tallet me ne pasi këto komplikime janë qesharake. Nuk besoj se ministri Spadafora është kaq i papërgjegjshëm që ta bëjë me dashje por ka qeveri në në Europë që duan ta ndihmojnë futbollin si në Gjermani, Spanjë e Angli. Në Itali kjo nuk ndodh dhe duhet të shmangim gjyqet,”- sqaron Tare. Drejtuesi i Lazios thotë se protokolli sanitar i Bundesligës është më i miri dhe se tek bardhekaltërit kanë dalë të gjithë negativ.

Përgatiti Andi Kapxhiu

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?