Tamtamet e zgjedhjeve!

24 Maj 2019, 09:53| Përditesimi: 24 Maj 2019, 09:55

  • Share

Nuk do të ketë zgjedhje, por rrëmujë dhe përleshje. Ky është njeri nga skenarët që opozita dhe një pjesë e mediave po qarkullojnë për 30 qershorin. Vjen e përzihet me këtë skenar një fjalor i moçëm, i specializuar për grishje në luftë, fjalor ku përditë e më me forcë jehojnë fjalë të tilla si: liri, vdekje, gjak.

Agresiviteti dhe tensionet e shtuara të sjellin ndër mend tamtamet e tribuve që, përpara gjahut a betejës ndezin gjakrat e turmës në litaní të stërzgjatura.

Në fakt lidhjet mes zgjedhjeve dhe luftës nuk janë gjë e re, madje mund të thuhet se përqasja ‘fushatë zgjedhore – luftë’ është jo vetëm e moçme, por ka ardhur duke u forcuar sa më shumë u afrohemi ditëve të sotme. Dhe këtu fjala nuk është vetëm për Shqipërinë, por për botën demokratike në përgjithësi.

2.

Duket e pabesueshme që zgjedhjet, guri i themelit të një rendi demokratik, të fqinjërojnë me luftën, të marrin e të përdorin elementë të ndryshëm nga arsenali i saj. Por fakti është fakt, madje mund edhe të shpjegohet në rrugë logjike.

Kur qytetari zgjedh është duke bërë një nga veprimet më të rëndësishme të jetës së vet sociale: heq dorë nga e drejta e vendimmarrjes dhe ia delegon këtë dikujt tjetër, një njeriu apo një grupi që i ngjallin besim. Delegimi, ky veprim kaq i rendësishme për jetën e individit, të familjes dhe të shoqërisë natyrisht kërkon qasje racionale, shqyrtim të të gjitha ofertave politike në treg dhe zgjedhjen vetëm të njerës, sipas parimit mat shtatë herë dhe pre një herë.

Problemi është se, sa më shumë ikim nga historia dhe afrohemi në ditët tona, aq më shumë fushatat zgjedhore marrin trajtën e spektaklit. Rrjedhimisht, aq më e fortë bëhet trysnia mbi qytetarin që të zgjedhë duke venë në veprim emocionet dhe tifozllëkun dhe duke shtyrë në plan të dytë mendimin racional.

Thuhet se strategjia për t’i strukturuar fushatat zgjedhore si spektakle, me pjesëmarrje masive, psikologji turme, tifozllëk etj. ka shtysa reale. Vërtet akti i votimit është veprim individual, madje kryhet në privaci të plotë, por procesi zgjedhor është në thelb ndeshje mes dy ose më shumë grupesh a elektoratesh, që mbështesin njerën apo tjetrën palë politike.

Kthimi i fushatave zgjedhore në spektakle e tifozllëk synon që këto grupe të zgjerohen e të kompaktësohen, sepse vetëm kështu mund të arrihet fitorja. Këtu, tek nevoja e zgjerimit dhe kompaktësimit të grupit, zë fill shtysa për t’ju drejtuar arsenalit të luftrave, për të ndërtuar një simbolikë të tërë që sjell imazhet e betejave në sfondin e fushatave elektorale.

Psikologët thonë se krijimi dhe kompaktësimi i gjithë grupeve është thuajse i pamundur pa ekzistencën e tjetrit, d.m.th të grupit rival që, të shumtën e herëve jo vetëm dallon, por edhe kontraston me grupin tënd. Perceptimi i tjetrit vështirë se bëhet pa sendërtuar kufij të prerë, kontraste të thella, mundësisht edhe llogore që të ndajnë prej tij. Grupi kurdoherë kërkon dallimin, kufirin, kontrastin. Kur këto janë të dobëta, i trash e i stërzmadhon, kur nuk ekzistojnë, i shpik.

3.

Por simbolika e luftës vjen e përzihet me imazhet e fushatave elektorale edhe për një arsye tjetër. Dekadat e fundit spindoctor-ët e zgjedhjeve ngulin këmbë se gjatë një fushate jep shumë më tepër fryte demonizimi i kundërshtarit sesa shpalosja e alternativave. Dhe kjo këshillë u ka ardhur për hosh politikanëve ngaqë me një gur vrasin dy zogj: edhe elektorati kompaktësohet, edhe llogaridhënia zbehet e kalon në plan të dytë.

Përqasja simbolike e fushatave elektorale me luftën ka edhe shkaqe të tjera që lidhen me përhapjen e televizionit dhe të botës së spektaklit, ashtu siç lidhet shpesh edhe me traditën për ta jashtëzuar të keqen, për ta kërkuar atë tek tjetri, tek fqinji që dallon prej teje dhe të tuve nga etnia, idelogjia, historia etj. etj.

Parë kështu, meqë jemi edhe popull ballkanik, edhe me një traditë të afërt totalitare, prestojmë që t’i përqasim fushatat elektorale me luftën më shumë se të tjerë, më shumë se nordikët apo anglosaksonët, fjala vjen.

Vetëm se këto përqasje kurdoherë janë bërë e bëhen në rrafsh simbolik. Me kalimin nga barbaria në qytetërim njerëzimi e ka bërë zakon që në stadium, në zgjedhje a në rituale të tjera socialpolitike të imitojë luftën, betejën, përleshjen si një veprim katarsik, shumë i dobishëm.

Duke u ndeshur në rrafsh simbolik njerëzit shkarkojnë agresivitet jo në llogore, por në stadium, në fushatë, në kinema, në videolojëra etj. Është ky një procedim shumë rentabël, arrihet realisht purifikimi shpirtëror që sjell lufta, por vetë lufta dhe përplasjet shmangen, përjetohen thjesht si simbole dhe rituale.

Kësaj here politikanët tanë duket se po priren që t’i ikin këtij rrafshi simbolik e t’i kthejnë zgjedhjet në përleshje reale. Arsyet e kësaj qorrollepsjeje vështirë se mund të gjenden. Njera mund të fshihet pas faktit se, edhe po pati gjullurdi e përleshje, harxhet nuk i paguajnë politikanët, por populli. Tjetër arsye mund të jetë se, me sa duket, politikanët tanë i ngjajnë zogut të magjarit në atë proverbin shkodran, vijnë ‘tuj u rrit, tuj u çorodit’.

Komento

Komente

  • Pse: 24/05/2019 10:24

    A dashist he ty te ardht zoti hak me kete dynja dhe ne tjetren ti kurre mos pac hajer

    Përgjigju
  • abraham rabinovic: 24/05/2019 10:13

    ZGJEDHJE DO KETE DHE TI DO SHKOSH NE VICIDOLL O KERME SERBE VET DOBIC,DJALI DOBIC I BIRI AJLI ALUSHANIT ,OKRIMINEL ,OTRADHETAR HARROVA NUK JE TRADHETAR SE TI JE SERB DHE PUNON PER KOMBIN TEND.LEBERIT DO TE TE HEQIN ZVARRE.HAJDUT ,VRASES,INTRIGANT I PABESE POR JO TROPOJAN SE PROPOJANET JANE TE BESES

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?