Taulant Xhaka gjen rrugën e rrjetës, por Baseli ndalet në shtëpi nga Young Boys

3 Prill 2022, 20:47| Përditesimi: 3 Prill 2022, 20:50

  • Share

Ish-mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka, është rikthyer tek 'shija' e golit në sfidën mes Basel dhe Young Boys.

Xhaka arriti të realizonte në minutën e 41, duke zhbllokuar kështu shifrat. Por sfida dhuroi spektakël më tej në pjesën e dyte, ku u shënuan edhe 3 gola të tjerë, teksa gjithçka u mbyll në barazim 2-2.

Ky ishte një gol mjaft i vlefshëm për Baselin, që arriti të merrte të paktën 1 pikë nga kjo sfidë, teksa ka ndalur kështu serinë e fitoreve rradhazi që kishte prej 3 ndeshjesh.

Basel konsolidon kështu pozitën në vendin e dytë, me një diferencë prej 5 pikësh nga i treti, por shumë larg vendit të parë që mbahet nga Zurich me plot 12 pikë përpara.
 

G.B./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?