Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Genc Ruli

Tallja e Genc Rulit me Berishën, shpallja si fitore e 'përgjigjes' së tij në televizionin e të birit dhe heshtja e Bashës

8 Shtator 2020, 22:40| Përditesimi: 8 Shtator 2020, 22:45

  • Share

Sali Berisha duket se është tërbuar nga tallja e Genc Rulit disa javë më parë, pas një deklarate për tërheqjen e tij nga politika. Ruli, që është afruar sërish nga Lulzim Basha e PD, për të përzgjedhur kandidatët për deputetë, tha se Berisha e ka marrë lavdinë nga politika dhe tani duhet të largohet.

“Lavdia e zotit Berisha do të mjaftonte për dy jetë, jo për një, por ai është një njeri energjik, pa diskutim. Por i takon atij të shprehet për këtë gjë. Secili duhet të dijë  ta ruajë vetë lavdinë dhe shkëlqimin e tij. Ti vendos që karriera ime politike ka qenë e vrullshme, ka kaluar në të gjitha kulmet e saj, sot është dita që unë ta mbyll, për të mos ta mbyllur të tjerët ty” tha ai, kur u pyet për Berishën.

Ky i fundit ndërkohë, ka reaguar më në fund ndaj Rulit, nga televizioni i të birit.

“Genc Ruli është një burrë i mençur, por ndonjëherë viktimë e mençurisë së tij. Ai ngatërron dy gjëra elementare që nuk mund të ngatërrohen kurrë me njëra-tjetrën. Ngatërron karrierën me betejën. Tjetër është beteja, tjetër është karriera. Për karrierë, Berisha i ka dhënë fund më 26 qershor 2013. Të mendosh që një njeri që ka pasur disa funksione, qëndron deputet për karrierë, është e pamendueshme. Beteja do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimeve të PD. Ruli është viktimë e mençurisë së tij”, deklaroi Berisha.

Interesant është fakti, se portali dhe dhe TV i të birit, e ka proklamuar këtë përgjigjie si një fitore të Berishës, që i “tregoi vendin” Rulit, çka tregon se Berishës i ka djegur shumë tallja e Rulit, me “miratimin” e Lulzim Bashës.

I vetmi që nuk flet për këtë argument është pikërisht Lulzim Basha, që në heshtje duket se pret një tërheqje të Berishës nga politika. Por, ky i fundit nuk ka ndërmend të heqë dorë kollaj, vetëm nëse e përzënë. Ai i bëri të ditur Rulit (dhe Bashës) sigurisht, se do të jetë në politikë sa të jetë gjallë./Tema

Komento

Komente

  • Tironci: 08/09/2020 23:14

    Fjale ari dhe te sakte qe nuk bie kurre poshte e te ndjerit NAMIK-HOTIT vetem pushka e rrezon ate m a lok nga kali.

    Përgjigju
    • Ku eshte: 09/09/2020 13:13

      Avni Rustemi?

  • O tej: 08/09/2020 22:52

    Berishen do ta oshurrin qente e rruged

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?