Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid

Bota

Talibanët kontroll të plotë mbi mediat afgane: Asnjë fe nuk duhet të promovohet përveç islamit

3 Tetor 2021, 01:12| Përditesimi: 3 Tetor 2021, 01:17

  • Share

Pas marrjes së pushtetit menjëherë talebanët arrestuan rreth 32 gazetarë duke e kthyer kështu raportimin në terror. Së fundmi nisur nga veprimet e tyre dhe impakti terror që kanë përcjellë, vendeve të botës u janë bashkuar shumë afganistanë të arsimuar. Si pasojë talebanët të shqetësuar për situatën e vendit dhe qeverisjen kanë shpallur urdhrin e ri që pritet të plotësohet nga mediat vendase.

Në media nuk do të lejohet që talebanët të njihen si ‘grupi i talebanëve’ por si ‘Emirati Islamik i Afganistanit’, duke nënkuptuar sipas tyre që qeverisja e tyre është parimisht në shërbim të fe-së dhe padyshim që asnjë fe tjetër nuk do përmendet as do prenoncohet në media.

Gjithashtu do të ndalohet publiciteti i vendeve të huaja, urdhri që ndalon përmbajtjen që mund të inkurajojë të rinjtë afganë të largohen nga vendi vjen pasi gati 120,000 njerëz, shumë prej tyre profesionistë me arsim të lartë, u evakuuan në SHBA dhe vendet e tjera perëndimore pasi forcat talebane morën pushtetin në 15 gusht.

Sipas analistëve botëror talebanët e kanë përdoru këtë lloj strategjie në mënyrë që të mbajnë të arsimuarit ‘pezull’ me anë të kontrollit total të mediave.

Megjithatë qeveria e re  e talebanëve ende vijon mos të njihet nga arena ndërkombëtare, sidoqoftë SHBA-ja deklaroi se njohja është në varësi të grupit taleban.

Lidhur me urdhërin e ri të talebanëve kanë reaguar mjaft punonjës të mediave vendase një ndër ta edhe Transmetuesi kryesor kombëtar TOLOneës, i cili u shpreh se nuk donte të identifikohej nga frika e hakmarrjes. Gazetat kombëtare Hasht-e subh dhe Etilaat-roz vazhdojnë t'i referohen talebanëve me emrin e tyre të zakonshëm.

"Derisa talebanët të shpallin një qeveri të re (të përhershme), ata nuk mund t'i detyrojnë mediat t'i quajnë" Emirati Islamik i Afganistanit "," tha gazetari me qendër në Kabul, Eshaq Ali Ehsas. "Ajo që ne kemi është qeveria talebane dhe si shumica e mediave ndërkombëtare ne i referohemi atyre si" qeveria taleban.’, shprehet gazetari afgan.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Daje Ceni: 04/10/2021 07:31

    Mos shikoni talebanet e Afganistanit por merruni me talebanet dhe salibanet ne Shqiperi te cilet gjoja ne emer te krizes globale kerkojne te perfitojne ne kurriz te shtresave te mesme dhe te varfera duke rritur ne menyre abuzive cmimet e artikujve baza ushqimore te energjise te karburanteve ashtu sic paralajmeroi kryetalebani i Surrelit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?