Taliatele me peshk ton dhe krem djathi nga zonja Albana

31 Mars 2023, 12:52| Përditesimi: 31 Mars 2023, 12:55

  • Share

Taliatele me peshk ton dhe krem djathi 

Përbërësit:

  • 320 gr taliatele
  • 200 gr djathë burrata
  • 200 gr ton në vaj
  • 40 gr kaperi të kripur
  • 60 gr ullinj
  • Kripë, piper
  • Borzilok për shije
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër  

Përgatitja:

Largojmë kripën e tepërt nga kaperi duke i shpëlarë për një kohë të gjatë nën ujë të rrjedhshëm dhe më pas i grijmë së bashku me ullinjtë. I vendosim në një enë ku shtojmë pak vaj ulliri ekstra të virgjër dhe i lëmë mënjanë.

Vendosim makaronat të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë. Përziejmë kremin e djathit burrata me pak ujë të nxehtë derisa të përftojmë një salcë të trashë. Shtojmë peshkun ton të grimcuar, kaperin dhe ullinjtë e grirë të spërkatur me vaj ulliri.

Kullojmë makaronat, i trazojmë me salcën e përgatitur dhe i servirim me borzilok të freskët.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?