Shkollat ​​e mesme ne Afganistan, janë zakonisht për nxënës të moshës 13 deri në 18 vjeç dhe shumica janë të ndara

Bota

Talebanët përjashtojnë vajzat nga shkollat e mesme afgane

18 Shtator 2021, 23:41| Përditesimi: 19 Shtator 2021, 06:46

  • Share

Talibanët kanë përjashtuar vajzat nga shkollat ​​e mesme afgane, me vetëm djem dhe mësues meshkuj të lejuar të kthehen në klasa.

Pavarësisht se në qeverinë e tyre të re, zyrtarët talebanë kanë thënë se gratë do të lejohen të studiojnë dhe punojnë në përputhje me interpretimin e grupit të ligjit fetar islam, ata i kanë përjashtuar nga arsimi duke thyer lidhjen e gjinisë femërore me dijen.

Një deklaratë e tillë e përgënjeshtruar ishte pak kohë me parë, ku zëdhënësi afgan u shpreh se do të kishte gra në qeveri, një fjalë e pa dhëne, qeveria e re zyrtare nuk mbajti asnjë grua në kabinet.

Situata, si në deklaratën e parë është e njëjtë, talebanët paraqesin një iluzion të ri për rolin e gruas në shoqëri më pas i përplas realitetin e hidhur në fytyrë.

Në intervistime të ndryshme për mediat e huaja nxënëse me pasione dhe synime të veçanta shprehin frikë nga terrori me qëndrim strikt fetar nga talebanët.  Të shqetësuara për të ardhmen , vajzat afgane vënë në pikëpyetje ekzistencën dhe qëllimin e tyre thjesht riprodhues.

"Unë jam shumë e shqetësuar për të ardhmen time," tha një nxënëse afgane, e cila kishte shpresuar të bëhej avokate.

"Çdo gjë duket shumë e errët. Çdo ditë zgjohem dhe pyes veten pse jam gjallë? A duhet të qëndroj në shtëpi dhe të pres që dikush të trokasë në derë dhe të më kërkojë të martohem? Ky është qëllimi i të qenit grua?"

Babai i saj tha: "Nëna ime ishte analfabete dhe babai im vazhdimisht e ngacmonte dhe e quante të paditur. Nuk do doja që vajza ime të bëhej si mamaja ime."

Për disa të tjerë realiteti shtypës, ka zhdukur ëndrrat

Një nxënëse tjetër 16-vjeçare nga Kabuli, tha se ishte një "ditë e dhimbshme".

"Doja të bëhesha mjeke! Dhe kjo ëndërr është zhdukur. Unë nuk mendoj se ata do të na linin të ktheheshim në shkollë. Edhe nëse hapin përsëri shkollat e mesme, ata nuk duan që gratë të arsimohen."

Që kur talebanët u hoqën nga pushteti në 2001, përparim i madh është bërë në përmirësimin e regjistrimeve të arsimit në Afganistan dhe shkallën e shkrim -leximit - veçanërisht për vajzat dhe gratë.

Numri i vajzave në shkollat ​​fillore u rrit nga pothuajse zero në 2.5 milion, ndërsa shkalla e shkrim -leximit të grave pothuajse u dyfishua në një dekadë në 30%. Megjithatë, shumë nga përfitimet janë arritur në qytete.

"Ky është një prapambetje në edukimin e grave dhe vajzave afgane," tha Nororya Nizhat, një ish zëdhënëse e Ministrisë së Arsimit.

‘Kjo i kujton të gjithëve atë që bënë talebanët në vitet '90. Ne përfunduam me një brez grash analfabete dhe të paarsimuara."

Menjëherë pas marrjes së pushtetit, talebanët thanë se të drejtat e grave në Afganistan do të respektoheshin "brenda kornizës së ligjit islam".

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bani: 02/10/2021 12:02

    Kir pashe foton dhe veshjen e mesuesit mu duk sikur ishte Erjon Veliaj....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?