Bota

Talebanët 'kthehen' në identitet, paralajmërojnë berberët që të mos shkurtojnë mjekra ose do të ketë ndëshkime

27 Shtator 2021, 11:42| Përditesimi: 27 Shtator 2021, 11:45

  • Share

Jeta për qytetarët afganë po kthehet ditë pas dite në atë që kishte qenë në parë nën sundimin e talebanëve. Ekstremistët islamik tanimë ua kanë ndaluar berberëve në Provincën Helmand të Afganistanit, që t’ua rruajnë burrave kokën, apo t’ua shkurtojnë mjekrën, duke thënë se diçka e tillë është kundër interpretimit të tyre të ligjit islamik.

Duke paralajmëruar të gjithë ata të cilin do të shkelnin vendimin do të ndëshkohen nga policia fetare e talebanëve. Disa berberë në kryeqytetin afgan, Kabul, kanë thënë se kanë marrë urdhra të ngjashëm.

“Askush nuk ka të drejtë të ankohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Këto udhëzime sugjerojnë kthim të rregullave të ashpra të kohës sa kanë qenë talebanët në pushtet, pavarësisht premtimeve për qeverisje më të butë.

Gjatë kohës sa talebanët kanë qenë në pushtet, nga viti 1996 deri më 2001, islamistët e linjës së ashpër kanë ndaluar stilet e flokëve të burrat dhe kanë insistuar që burrat të rrisin mjekrat. Por nga viti 2001 e deri këtë vit burrat janë parë pa mjekra dhe me stile të ndryshme të flokëve.

Prej marrjes së pushtetit muajin e kaluar, talebanët kanë kryer ndëshkime të ashpra kundër kundërshtarëve, duke qëlluar me vdekje katër rrëmbyes të dyshuar dhe trupat e tyre janë varur në rrugët e Provincës Herat.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?