Bota

Talebanët kërkojnë të mbajnë fjalim në Asamblenë e OKB-së

22 Shtator 2021, 11:26| Përditesimi: 22 Shtator 2021, 11:29

  • Share

Disa javë pasi e morën pushtetin në Afganistan, talebanët kanë kërkuar që t’u drejtohen liderëve botërorë me një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së e cila po i zhvillon punimet vjetore këtë javë në Nju Jork. Kërkesa e talebanëve është konfirmuar nga Stephane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Përveç kërkesës për pjesëmarrje në mbledhjen vjetore të OKB -së, në letër thuhej se talebanët po nominonin një përfaqësues të ri të përhershëm në OKB, Mohammad Suhail Shaheen, zëdhënës i talibanëve gjatë negociatave të paqes në Katar.

Ende nuk dihet se si do të vendos për kërkesën e talebanëve një panel i OKB-së që merret me këto çështje, pjesë e të cilit janë edhe Shtetet e Bashkuara.

SHBA-ja tashmë është në dijeni të kërkesës së talebanëve, thanë zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit.

Letra e talebanëve drejtuar Guterres tha se ish -presidenti afgan, Ashraf Ghani ishte "rrëzuar" që nga 15 gushti dhe se vendet në të gjithë botën "nuk e njohin më atë si president". Prandaj ambasadori aktual i akredituar afgan, Ghulam Isaczai, nuk e përfaqëson më Afganistanin.

Përpjekja e talebanëve tregohen edhe njëherë përpjekjet e grupit për të siguruar njohje ndërkombëtare, të cilët deri tani e kanë të kushtëzuar me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Afganistani pritet të mbajë fjalimin e fundit në ditën e fundit të takimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së më 27 shtator.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?