Talebanët hedhin poshtë raportin e OKB-së për trafikimin e drogës në Afganistan

13 Shtator 2023, 13:10| Përditesimi: 13 Shtator 2023, 13:15

  • Share

Administrata e përkohshme afgane hodhi poshtë raportin e Kombeve të Bashkuara (OKB) për trafikimin e drogës në Afganistan dhe tha se talebanët e kishin ndaluar plotësisht drogën në vendin e shkatërruar nga lufta.

Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid tha se ata refuzojnë plotësisht raportin e Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC) sepse Afganistani e kishte eliminuar plotësisht këtë çështje.

"Qeveria jonë ka ndërmarrë hapa shumë të rëndësishëm për eliminimin e drogës në Afganistan, përfshirë ndalimin e kultivimit, tregtisë dhe kontrabandës së drogës në të gjithë vendin", tha Mujahid në një deklaratë.

UNODC në raportin e saj të fundit tha se që kur talebanët morën Afganistanin në vitin 2021, trafikimi i heroinës ka vazhduar me një normë të reduktuar ndërsa trafikimi i metamfetaminës është rritur, raportojnë mediat e huaja.

"Trafikimi i metamfetaminës po rritet me një ritëm mahnitës. Në të gjithë Afganistanin dhe vendet fqinje, ka patur rritje pothuajse dymbëdhjetëfish të konfiskimeve, nga 2.5 tonë në 2017 në 29.7 tonë në vitin 2021", tha UNODC.

Konfiskimet në Afganistan nga viti 2019 në 2021 u rritën nga më pak se 100 në pothuajse 2.700 kilogramë, shtoi ai.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?