Talebanët dekretojnë ligjin: Asnjë grua s’do dal pa burka në publik

9 Maj 2022, 07:30| Përditesimi: 9 Maj 2022, 07:44

  • Share

Çdo ditë e më tepër që talebanët qeverisin Afganistanin, grave iu mohohen të drejtën. Së fundit u dekretua ligji që ndalon gratë të dalin në publik pa burka.

Siç edhe dihej rikthimi i talebanëve në pushtet në Afganistan, do të sillte një përkeqësim të të drejtave të grave në vend.

Pasi u privuan nga mësimi, talebanët dekretuan ligjin që nuk lejon asnjë grua të dalë e pambuluar në publik, pa velin islamik.

Sipas liderit suprem, Hibatullah Akhundzada mbajtja e burkës në publik është diçka e respektueshme dhe tradicionale, duke paralajmëruar gjithashtu ndëshkime të rënda për këdo që e shkel këtë rregull.

“Gratë që nuk janë as shumë të reja dhe as shumë të vjetra, duhet të mbulojnë fytyrën para një burri që nuk është burri i saj. Nëse nuk kanë detyra të rëndësishme, në përgjithësi, është më mirë të qëndrojnë në shtëpi”, shkruhet mes të tjerash në dekret.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 09/05/2022 09:10

    Po Amerikanet thane qe keta jane te moderuar apo u ngaterruan , ku shkel kemba e Amerikes dhe natos vetem shkaterrim

    Përgjigju
    • Lala: 22/05/2022 21:19

      E more mazllum ke te drejte...harrova po ne KOSOVE qe shkeli Usa dhe Nato apo ben perjashtim kosova?

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?