Gratë në Afganistan

Talebanët dekret për të drejtat e grave: Nuk janë pronë, të japin pëlqimin për martesë

3 Dhjetor 2021, 14:09| Përditesimi: 3 Dhjetor 2021, 14:11

  • Share

Qeveria e talebanëve në Afganistan ka nxjerrë një dekret për të drejtat e grave, ku thuhet se ato nuk duhet të konsiderohen “prona” dhe duhet të japin pëlqimin për martesë. Në dokument nuk është përmendur e drejta e tyre për edukim dhe punë jashtë shtëpisë.

Talebanët janë nën presion nga komuniteti ndërkombëtar, i cili ka ngrirë fondet për Afganistanin, me synimin që të shtyjë grupin drejt respektimit të të drejtave të grave.

“Gruaja nuk është pronë, por qenie e lirë njerëzore. Askush nuk mund ta këmbejë atë për paqe apo për t’iu dhënë fund armiqësive”, thuhet në dekretin e talebanëve, ku i jepet e drejta edhe grave vejusha të kenë qasje në pasurinë e ish-bashkëshortit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?