Taksistët e Shkodrës në protestë: ‘Na mbyti’ informaliteti! Policia Bashkiake nuk ndalon ata që punojnë në të zezë

12 Shtator 2023, 16:44| Përditesimi: 12 Shtator 2023, 17:08

  • Share

Taksistët e licencuar në Shkodër kërkojnë nga Policia e Shtetit dhe Krimi Ekonomik të bëjnë detyrën dhe të luftojnë informalitetin që po i çon drejt falimentit.

Taksistët në Shkodër kanë protestuar këtë të martë në qendër të qytetit, pasi puna e tyre është e rrezikuar nga persona që punojnë taksi pa licencë.

“As në luftën e dytë botërore s’ka qenë Shkodra më keq! Ne paguajmë 10 mijë lek (të vjetra) taksa në ditë. Pse i paguajmë taksat ne? Aty tek turizmi ke 20 makina pa targa të verdha që dalin e punojnë si taksi, duke na marrë klientet”, tha një taksist.

Ata kërkojnë nga Bashkia Shkodër dhe policia Bashkiake zgjidhje të problemit të informalitetit! Çdo ditë taksistë të pa licencuar zënë vendqëndrimet e tyre.

“Informaliteti është shumë i lartë. Jo vetëm që punojnë me targa të bardha por na zënë dhe vendqëndrimin. Shko shikoni në Lezhë nuk guxon kush të punojë në të zezë. I lutemi bashkisë dhe policisë ti ndalojë!”, thanë ata.

Nga ana tjetër ato kërkojnë një takim edhe me kryebashkiakun e Benet Beci për të diskutuar problematikat që shqetësojnë këtë sektor.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?