Taksimi mbi të ardhurat, shtyhet diskutimi i draftit të ri! Nëse propozimet miratohen, ligji hyn në fuqi në janar 2024

19 Dhjetor 2022, 17:56| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 19:34

  • Share

Diskutimi dhe votimi i projektligjit për taksimin mbi të ardhurat, është shtyrë për muajin janar. Lajmin e bëjnë të ditur burime nga komisioni i Ekonomisë, të cilat saktësojnë se nëse miratohet me ndryshimet e rekomanduara, ai do të hyjë në fuqi në muajin janar të vitit 2024.

Ndryshimet e propozuara nga Ministria e Financave, shihen me rezerva nga deputetët e opozitës, të cilët thotë se po presin që të njihen me draftin e ri. Kundërshtime ka pasur edhe nga përfaqësues të grupeve të interesit të cilët në seancën e fundit dëgjimore, thanë se drafti i ri është penalizues, sjell regres dhe nuk është konsultuar.

Ndryshe ka pretenduar Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj e cila gjatë raportimeve me komisionet kuvendore, ka thënë se projektligji i hartuar me asiustencën e FMN-së, synon neutralitetin e tatimit, rritjen e transparencës dhe aplikimin e një sistemi sa më të drejtë tatimor.

Sipas saj, ligji i ri  propozon ruajtjen e skemës ekzistuese të tatimit me tarifë 0 % kryesisht të biznesit të vogël familjar, ku personat fizikë dhe personat juridikë me qarkullim deri në 14 milionë lekë do të paguajnë 0% tatim mbi të ardhurat nga biznesi dhe mbi të ardhurat e korporatës deri në vitin 2029.

Projektligji propozon futjen në skemën e tatimit nga 1 janari 2023 të bizneseve furnizues të shërbimeve kryesisht profesionale, duke adresuar në këtë mënyrë fenomenin e identifikuar në lidhje me ofrimin e shërbimeve, kryesisht në profesione të lira. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 19/12/2022 22:17

    Kjo eshte: Amnisti drogaxhinjve e taksim bizneseve te vogla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?