Taksimi i profesioneve të lira, Partia e Lirisë: Qeveria po rrit barrën fiskale mbi shtresën e mesme, po ecën në drejtim të gabuar

9 Janar, 12:19| Përditesimi: 9 Janar, 12:57

  • Share

Partia e Lirisë kërkon marrjen e masave për lehtësimin e situatës ekonomike të shqiptarëve me qëllim që ata të mos zgjedhin të largohen nga vendi.

“Mirëqenia e shqiptarëve nuk u rrit përgjatë vitit 2023 për shkak të një qeverie që mbushi arkën nga taksat më të larta në rajon, që rëndojnë fort mbi shpatullat e secilit shtetas, dhe për shkak të rritjes së çmimeve. Ekonomia e shqiptarëve është sot në buzë të greminës për shkak të keqqeverisjes. Kjo qeveri e etur për t’u pasuruar në kurriz të taksapaguesve dhe burimeve natyrore të vendit duhet të kuptojë se po ecën në drejtimin e gabuar! Marrja e masave që lehtësojnë situatën ekonomike të shqiptarëve është emergjencë” tha sot nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në një deklaratë për median.

Partia e Lirisë u ndal dhe tek taksimi i profesionistëve të lirë.

“Qeveria Rama nuk ka ndërmend t’i rishpërndajë te qytetarët të ardhurat e buxhetit të shtetit që kanë shkuar në 7 miliard lekë për 2024, por siç ka bërë gjithmonë, do të vazhdojë t’i kanalizojë te përfituesit e PPP-ve dhe aferave të saj korruptive. Ndërsa qeveria greke do të rrisë pagën minimale për herë të dytë brenda vitit, qeveria shqiptare rrit barrën fiskale mbi shtresën e mesme, duke taksuar me 23% profesionistët e lirë” tha më tej Xhixho duke shtuar se shqiptarët sot kanë nevojë për mbështetje, mbështje, mbështetje dhe jo propagandë.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?