Hidrocentrali i Bistricës

Taksë e jashtëzakonshme për energjinë, përse jo?

23 Tetor 2022, 13:47| Përditesimi: 23 Tetor 2022, 14:21

  • Share

Nuk është ide e keqe. Kuptohet, kjo taksë nuk do të rëndojë mbi qytetarët dhe bizneset, por vetëm mbi bizneset private prodhuese të energjisë, që nuk ia shesin energjinë Korporatës Elektroenergjitike (KESH), por e shesin në tregun ndërkombëtar, me çmime gjashtë deri shtatë herë më të larta, nga sa e shisnin deri në gusht 2021.

Asgjë nuk ka ndryshuar në kostot e tyre të prodhimit të energjisë. Ka ndryshuar vetëm çmimi ndërkombëtar. Prandaj edhe një taksë e përkohshme e jashtëzakonshme mbi fitimet është mëse e udhës dhe e drejtë, duke ia kaluar paratë e taksës qytetarëve më në nevojë, si ndihme direkte në para. Po përse kjo taksë, që mund të jetë edhe 50 përqind mbi çmimin e sotëm të shitjes?

HEC-et që shesin energji jashtë

Hidrocentralet kryesore private që nuk shesin energji për nevojat e Shqipërisë, por e eksportojnë atë, mbi bazën e kontratave që kanë jashtë vendit tonë, janë:

Hidrocentrali i Moglicës

Hidrocentrali i Ashtës

1.Moglica, me kapacitet prodhimi 197 megavat-orë

2. Ashta, me kapacitet prodhimi 48.2 megavat-orë

3.Hidrocentralet e Ulzës, Shkopetit, si dhe dy hidrocentralet Bistrica 1 dhe Bistrica 2 (Këto hidrocentrale u shitën nga shteti ynë në qershor 2013. Ishte një fatkeqësi e madhe ekonomike kombëtare kjo shitje nga qeveria e asaj kohe e “katër pulave të florinjta” që vetëm prodhonin dhe jepnin të ardhura, pasi shpenzimet e mirëmbajtjes i kishin minimale! Të katër HEC-et u shitën për 110 milionë euro, kur vlera e tyre e tregut në atë kohë ishte mbi katërfish! Po t’i kishim sot ende shtetërore këto katër hidrocentrale, do të kishim importuar vetëm gjysmën e energjisë që u detyruam të importonin me çmime stratosferike në periudhën janar-shtator 2022, duke i kursyer buxhetit të shtetit 170 milionë euro.

Hidrocentrali Bistrica 1

 

Hidrocentrali i Ulzës

Tabela 2. Fuqia e instaluar(kapaciteti prodhues) 77 Megavat-orë
Ulza:                   25.6 Megavat-orë
Shkopeti:            24 Megavat-orë
Bistrica 1:           12.5 Megavat-orë
Bistrica 2:           15.7 Megavat-orë

·  Të katër hidrocentralet, realizonin së bashku në vitin 2012 32.7 milione euro të ardhura nga shitja e energjise KESH dhe 29.5 milionë euro neto fitim. Blerësi privat mundi brenda katër viteve të para të operimit që të shlyente të gjithë vlerën e blerjes!

· Zakonisht në Evropë dhe botë, kur shitet një hidrocentral, vlera e blerjes rekuperohet nga shitësi mesatarisht në 12-15 vjet pas shitjes

· Të katër HEC-et, po të mos ishin shitur, do të siguronin sot gjysmën e energjisë që detyrohemi të importojmë

Paratë që si qytetarë fitojmë nga taksa e jashtëzakonshme

Askush deri tani, asnjë ent i yni shtetëror (ERE jo e jo), nuk ka bërë publik energjinë e shitur jashtë vendit nga kompanitë private, prodhuese të mëdha të energjisë, që nga muaji shtator 2021 e deri tani në tetor 2022. Janë 13 muaj që energjia e prodhuar në Shqipëri, por e shitur jashtë vendit, u ka siguruar mbi 180 milionë euro të ardhura shtesë këtyre kompanive, për shkak të çmimit të shitjes mesatarisht 5-6 herë më të lartë se ai i gushtit 2021(79 euro/megavat-orë). Nga këto para fitim neto, shteti shqiptar dhe buxheti i tij nuk kanë përfituar asgjë.

Kjo nuk është e drejtë! Kompanitë private prodhuese të mëdha të energjisë elektrike në Shqipëri dhe që këtë energji e eksportojnë për qëllime fitimi jashtë Shqipërisë, këto fitime duhet t’i ndajnë gjysëm për gjysëm me shtetin shqiptar. Dhe kjo taksë e jashtëzakonshme për energjinë e prodhuar në vend, por shitur jashtë vendit nga privati, duhet të fillojë menjëherë të vilet, ndoshta që nga 1 nëntori 2022, pa humbur më kohë dhe të ardhura. Morali është i plotë, pse çdo euro e fituar nga kjo energji e shtrenjtuar nga lufta në Ukrainë, do të shkojë në ndihmë të familjeve tona të varfëra, të varfëruara sa më s’ka, pikërisht nga rritja e çmimeve të ushqimeve bazë, pikërisht për shkak të luftës në Ukrainë!     

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • minushe: 24/10/2022 10:58

    te hetohen te gjithe ata qe kane marre pjese ne proceduren e shitjes se ketyre HEC-eve e vodhen kete shtet dhe tani na japin mend .Kane ndonje pike cipe apo jo:(

    Përgjigju
  • Maks: 23/10/2022 19:13

    Ky shtet i qelbet pasurit kombetare i shiti per qoka miqve dhe te afermeve I takon edi rames ti rishtezoj keto hodrocentrale

    Përgjigju
  • Shaqo: 23/10/2022 19:11

    Jo 50% te fitimit, ato duhet t'u rikthehen shtetit, te RISHTETEZIHEN, vjedhje skansaloze, per 4 vjet i rikthyen bleresit leket, dhe tani o Sali shkaterrimtari dhe vrasesi i cdo gjeje ne jete vend, bleresi ka mbi 10 vjet qe vetem inkason leke ne financat e veta, dhe ne e blejme sa frengu pulen atje ku e shet ai. Keto te shohin qytetaret e t'i kerkojne qeverise e parlamentit te nxjerrin nje ligj te jashtezakonshem dhe te vehe haka tek i zoti. Ndersa ata qe bene kete vjedhje,sa me pare para ligjit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?