Taksë COVID në faturën e dritave? Si mashtroi publikisht Monika Kryemadhi (VIDEO)

15 Mars 2022, 14:25| Përditesimi: 15 Mars 2022, 15:15

  • Share

TIRANË- "Paguajmë te fatura e dritave taksën e koronavirusit"...është kjo deklarata e bërë nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi teksa ishte e ftuar në një emision televiziv. Në lumin e akuzave që ajo hodhi kundrejt qeverisë, ajo tha se ishte informuar nga nëna e saj se në faturë i kishte ardhur edhe një taksë COVID-i.

“Shqipëria është abuzive, edhe energjia elektrike. A e dini ju që paskemi një taksë për COVID-in që e paguajmë në faturën e energjisë elektrike. Unë nuk e dija, ma ka thënë mami, kur kishte paguar 10 mijë lekë taksë për COVID-in. Do merrem dhe të shoh se çfarë është kjo taksë. Taksë COVID-i kur kemi mbi 1 mln kontrata, ndërkohë që të gjitha shpenzimet për ilaçet, shqiptarët i paguan vetë,”- u shpreh Kryemadhi në 'Çim Peka Live'.

Mirëpo një deklaratë e tillë ka rezultuar një gënjeshtër. Kjo sepse në faturën e energjisë elektrike nuk ka asnjë taksë COVID-i, por është gjoba që vinte për të gjithë qytetarët që shkelnin masat anti-COVID, kur ato ishin në fuqi. Report Tv sjell shembull një faturë të energjisë elektrike, ku aty shkruhet e zeza në të bardhë "Gjobë COVID" dhe jo "taksë COVID".

Një faturë dritash ku shkruhet gjobë COVID dhe jo taksë

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Axa: 15/03/2022 17:31

    Po mbase ka te drejt qe thot ! Pse aty ne faktur duhet te shkruhet gjobë covid-19 ? Dhe pse ndoshta tani trgojne nje faktur ku eshte zero ! Çfar do te thot kjo Gjobë Covid-19 ne nje faktur dritash ? Pse duhet shkruar kur nuk paguhet ? Pse nuk mendoni pak o popull perpara se te shani e te gjykoni kot me kot ? Çdo gje eshte e mujtur ne ate vend aty me ate qeveri mashtrusash .

    Përgjigju
  • KASAP QAMUSH REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 15/03/2022 16:00

    Shikoni se çfar ka në politikën Shqiptare njerëz si Monika Kryemadhi me nivel 0. E kjo femër as nuk skuqet e as nuk zverdhet kur gënjen. Po më e pakta do ishte që kjo gënjeshtare Monika të dilte e të kërkonte falje. E si pretendon kjo që populli Shqiptar ti japi ksaj votën. Kto lloi njerzish si Monika jetoin në planet tjetër. Se kjo i mendon Shqiptarët budallenj e kjo si zheni me nivel 0 mund ti manipuloi Shqiptarët si do kjo. E pa besushme çfar na shohin syt e çfar na digjojn veshët.

    Përgjigju
  • Ben: 15/03/2022 14:36

    E kuptoni se kush merret me politike ne Shqiperi?Monika Kryemadhi,nivel zero nga trute e kokes.Kjo duhet te ishte fatorino autobuzi,por eshte politikane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?