Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës

"Taksat ndaj produkteve serbe mund të rriten", Haradinaj: Qëndrimi i Listës Serbe, vullnet politik

12 Nëntor 2018, 16:46| Përditesimi: 13 Nëntor 2018, 15:53

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka lënë të hapur mundësinë që taksa përkundrejt produkteve serbe të rritet. Sipas medias kosovare RTK, kreu i ekzekutivit është prononcuar për qëndrimin e Kosovës ndaj Listës Serbe pas takimit që zhvilloi me anëtarët e Komisionit për Legjislacion. 

Haradinaj i ka cilësuar kërcënimet e Listës Serbe si qëndrim të vullnetit të tyre politik, që nuk do të diktohet nga qeveria e Kosovës. Ai u shpreh më tutje se Qeveria dhe institucionet e tjera të Kosovës po punojnë për të kryer disa detyra shtesë për liberalizimin e vizave. 

Para se me shkua në zgjedhje të reja po këqyrim me e nxjerr liberalizimin, e para se me nxjerr në parlament nuk kemi pse me spekulua… Sa i përket qendërzimit të partnerit të koalicionit në këtë rast të Listës Serbe është qëndrim i vullnetit të tyre, është vullnet i lirë politik dhe ne nuk e diktojmë atë. Kuptohet agjenda e Kosovës vazhdon, jemi në punë…u tha mundet edhe me u rrit taksa, mundet me u bë edhe më lartë.

Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës

Lista Serbe është e pakënaqur ndaj taksës që mendohet se mund të rritet për produktet serbe e kësisoj, ajo ka dalë në opozitë duke kërcënuar se do të votojë çdo mocion kundër Qeverisë, duke i siguruar kështu edhe numrat që i mungonin opozitës për ta rrëzuar Haradinajn.

Pakënaqësia e Listës Serbe po lexohet së fundmi nga analistët kosovarë edhe si një instrument që po i shërben Beogradit për të thelluar përçarjet brenda partive shqiptare në fazën finale e më delikate të dialogut Kosovë-Serbi. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?