Taksa e fitimeve të luksit do aplikohet në Shqipëri, Presidentja e KE: U vendos edhe në BE, prodhuesit kanë fitime madhore

27 Tetor 2022, 17:10| Përditesimi: 27 Tetor 2022, 18:28

  • Share

 

Nga Tirana, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen foli edhe për taksën e fitimeve të luksit që Bashkimi Europian ka vendosur ndaj kompanive të mëdha të energjisë, të cilat në kohë krize, po arrijnë fitime marramendëse.

Presidentja e KE, theksoi se BE ka vendosur që të marrë një pjesë të këtyre fitimeve të kompanive për të ndihmuar familjet më në nevojë, duke mbështetur kështu edhe aplikimin e kësaj takse në Shqipëri.

“Edhe Komisioni Europian e ka bërë të mundur që në shtetet anëtare të merren pikërisht këto fitime kaq të larta të këtyre kompanive, pasi kanë të ardhura super madhore që as nuk i kanë imagjinuar. Ne kemi marrë një pjesë të këtyre fitimeve për t’ja dhënë vendeve anëtare për të mbështetur familjet në nevojë”, tha Presidentja e KE.

E njëjta masë, sqaroi kryeministri Edi Rama do të aplikohet për tre prodhues të mëdhenj të Shqipërisë që nuk kanë bërë asgjë për ta shitur energjinë me shumëfish, por që po nxjerrin fitime marramendëse.


Lajmi kryesor:

Von der Leyen në Tiranë: BE, 80 mln euro grant Shqipërisë për të lehtësuar pasojat e krizës në energji! 500 mln euro rajonit për investime në sistemin energjetik (VIDEO)


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?