Deputetja e Zgjedhur, Jorida Tabaku me bizneset

Politikë

Taksa e fiskalizimit, Tabaku në takim me bizneset: Rama gënjeu! Koncesioni i ka kushtuar buxhetit 16 mln euro, ne jemi ndryshe

15 Qershor 2021, 13:04| Përditesimi: 15 Qershor 2021, 13:06

  • Share

Deputetja e zgjedhur e PD, Jorida Tabaku gjatë paradites së sotme ka zhvilluar takime me pronarët e disa bizneseve në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Tabaku ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se ai i gënjeu bizneset dhe se u premtoi 0 taksa por u ka faturuar taksën e fiskalizimit.

Sipas Tabakut një taksë që është në fakt një koncesion që buxhetit i ka kushtuar 16 mln euro dhe që sot do t’i kushtojë 1000-2000 euro në vit çdo biznesi për t’u implementuar.

Ajo shprehet se kjo taksë do të jetë një kosto më shumë për biznesin, një rrogë më pak në shtëpitë tuaja dhe një çmim më i kripur për shërbimet apo produktet që qytetarët marrin.

“Ne, jemi ndryshe! Nuk gënjejnë në premtime! Nuk shfaqemi vetëm për fushatë pasi besojmë tek demokracia dhe tek fryma sipërmarrjes.

Do të jemi çdo ditë jo vetëm për të denoncuar por për të dëgjuar! Qytetarët janë burimi frymëzimit tonë!”, shkruan ajo në fund.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?