Agim Ademi dhe Roberto Moreno

Takoi kreun e FFK-së, 'AS': Moreno s'e pranon ofertën e Kosovës, shkon në Rusi

14 Dhjetor 2023, 18:51| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 18:52

  • Share

Roberto Moreno nuk e ka pranuar ofertën e Federatës së Futbollit të Kosovës për postin e trajnerit të përfaqësueses, teksa sipas AS ai do jetë trajneri i ri i Sochi në Rusi. Media spanjolle raporton se Moreno ka nënshkruar me Sochin deri në vitin 2025, duke e refuzuar shansin e drejtimit të Kosovës, si dhe Adana Demirsporit të Turqisë.

“Roberto Moreno është pranë zyrtarizimit për t'u bërë trajneri i Sochit. Trajneri spanjoll gjithashtu kishte oferta nga klubi turk Adana Demirspor dhe kombëtarja e Kosovës. Sidoqoftë, gjithçka jep indikacione që e ka zgjedhur projektin e Sochit. Edhe pse qëndron në fundin e ligës ruse, drejtuesit e klubit synojnë të zhvillojnë një projekt ambicioz me Morenon në krye”, shkruhet ndër të tjera.

Pak ditë më parë 46-vjeçari spanjoll takoi në Stamboll kreun e FFK-së, Agim Ademi dhe mediet në Kosovë shkruan se atij i ishte premtuar një pagë prej 600 mijë eurosh në sezon, së bashku me stafin.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?