Albin Kurti

Takimi Osmani-Kurti: Zgjedhjet sa më parë të jetë e mundur, Duhet të presim për aktgjykimin e plotë që ta themi aktgjykimin tonë,

22 Dhjetor 2020, 14:13| Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 14:15

  • Share

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti pas përfundimit të takimit me Ushtruesen e Detyrës së Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, ka deklaruar edhe njëherë se qeveria Hoti ishte jolegjitime.  

Kurti pas takimit ka thënë se zgjedhjet janë të domosdoshme e pashmangshme.

“Së pari ne nuk kemi folur për një datë konkrete, por thjesht kemi shprehur dëshirën për një dat ësa më hershme,”tha Kurti.

Kurti i pyetur nga mediat nëse do të i lejohet që të garojë në zgjedhjet e ardhshme u shpreh se pret vendimin e plotë të kushtetueses.

“Në anën tjetër sa i përket hollësive që i ka përmendur Gjykata ne gjithashtu duhet të presim për aktgjykimin e plotë që ta themi aktgjykimin tonë, na nevojitet ta japim një interpretim të drejtë. Do ta merrni përgjigjen në aktgjykimin e plotë, unë do të jem në të gjitha takimet ne vijim nga Këshilltari ynë ligjor, Blerim Sallahu”.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?