Në një intervistë nga Brukseli, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi

Takimi në Bruksel për luftën në Ukrainë/ Peleshi për Report Tv: Shqipëria do shtojë prezencën e saj në Kosovë! Blerja e dronëve nga Turqia, vendim i zgjuar

13 Tetor 2022, 17:43| Përditesimi: 13 Tetor 2022, 17:50

  • Share

TIRANË- Në një intervistë nga Brukseli, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dhënë detaje lidhur me takimin e gjashtë të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën, ku tha se me qëllim rritjen e sigurisë, Shqipëria do të shtojë prezencën e saj Ushtarake në Kosovë. Në një intervistë në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Peleshi tha se ka pasur një bisedë edhe me sekretarin e mbrojtjes të SHBA, ku në fokus ka qenë sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë.

“Është dhënë garanci dhe mbështetje nga të gjitha shtet për vazhdimin e misionit në Bosnje, që rrezikon nga Rusia, por të gjitha shtet u gjendën të gatshme që të vazhdojë misioni dhe të ketë siguri në Bosnje. KFOR , shtetet kërkuan rritjen e prezencën, dhe unë thashë shtim të prezencës tonë në KFOR, u trajtua sulmet kibernetike, pata një bisedë të shkurtër me sekretarin e mbrojtjes të SHBA, e informova edhe për marrëdhëniet diplomatike me Iranin, jemi pjesë e një aleance dhe na jep mundësinë që ta përballojmë në mënyrë kolektive, i kushtoi një paragraf të rëndësishëm kësaj çështjeje, ky session do na vlejë për të realizuar strategjinë e re të mbrojtës kibernetike, kemi një paketë të konsoliduar të marrëdhënieve tona, është një luftë e re, që kërkon burime financiare dhe kapacitete njerëzore, kemi krijuar programe masteri dhe edukimi për mbrojtjen kibernetike. Në ministrinë ë Mbrojtjes së bashku me SHBA po ngremë qendrën për mbrojtjen kibernetike, me vlerë 20 mln euro, ka vlerë takimi i sotëm dhe vendosja e kësaj çështjeje në fjalimin e sekretarit të mbrojtjes së SHBA”, tha Peleshi.

Ai theksoi edhe një herë se Irani nuk ia ka arritur qëllimit që të fshinte të dhënat e rëndësishme të Shqipërisë, teksa theksoi se ky moment do të shërbejë për të krijuar një mbrojtje më lartë.

“Sulmet janë të vazhdueshme, sulmi i i orkestuar nga një fuqi e madhe siç është Irani, në anën e së keqes, ka pasur qëllim që të fshijë të gjitha të dhënat, por nuk ia ka dalë, na bllokoi, por nuk na ka humbur asnjë e dhënë, nga këtu do të ndërtojmë një mbrojtje më të lartë”, shtoi ministri.

Në fund, Peleshi tha se është diskutuar edhe skenari për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia në luftën në Ukrainë, sipas së cilit do ishte një çmenduri, e ndërsa solli në vëmendje edhe blerjen e dronëve turp, për të cilët u shpreh i bindur se është një blerje e zgjuar.

“Nuk mendohet që ky është një skenar i mundshëm, do ishte një çmenduri. Blerja e dronëve është një zgjedhje shumë e zgjuar, dhe do e shikoni që do kthehet në ndihmë të për komunitetin”, përfundoi Peleshi në Report Tv.

Peleshi ishte pjesë në takimin e gjashtë të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën. Në këtë takim të thirrur nga Sekretari i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-ve Lloyd Austin dhe Shefi i Shtabit të Bashkuar të SHBA-ve, Gjeneral Mark Milley, në selinë e NATO-s në Bruksel, ishin të pranishëm përfaqësues të afro 50 vendeve aleate dhe partnere. Qëllimi i këtij takimi ishte adresimi i kërkesave të  Ukrainës për kapacitete ushtarake dhe joushtarake të nevojshme për vijimin e reagimit ndaj sulmit të paprovokuar të Rusisë.  Në diskutimet e përfaqësuesve të lartë të shteteve aleate u konfirmua uniteti në mbështetje të Ukrainës.

Lajmi në ëeb u përgatit nga gazetarja Brunilda Kazani

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?