Takimi në Bruksel/ Brnabiç: Doja të arrihej një marrëveshje, por Kurti tregoi se kjo gjë nuk do ndodhë

14 Shtator 2023, 15:16| Përditesimi: 14 Shtator 2023, 15:18

  • Share

1694697374_br.jpg

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, tha se nuk ishte optimiste për arritjen e një marrëveshjeje mes Beogradit dhe Prishtinës e cila u zhvillua ditën e sotme në Bruksel.

"Vuçiç ka mjaft fokus, stabilitet emocional dhe forcë për të lënë pas gjithçka që po ndodh për të mbrojtur interesat tona në mënyrën më të mirë sot. Dëshiroj të arrijmë një marrëveshje, që të vazhdojmë me rritjen dhe zhvillimin e vendit. Këto janë biseda të vështira, dikush që nuk merr pjesë në to nuk mund ta imagjinojë atmosferën, sepse duhet të jesh i fokusuar dhe të mos biesh pre e provokimeve të Kurtit”, tha Brnabiç.

Kryeministrja foli gjithashtu edhe për tema të rëndësishme për Serbinë, e cila i’u referua përpjekjeve të opozitës për të penguar rritjen e pagave dhe pensioneve, raportojnë mediat e huaja.

“Pasi opozita u përpoq të parandalonte rritjen e pagave dhe pensioneve dhe shtesën e buxhetit javën e kaluar në Kuvend, ata u ‘tërbuan’. Ajo që është e rëndësishme për mua t'u prezantoj qytetarëve tanë është mënyra se si funksionojnë mediat tona opozitare dhe manjate. Aleksandar Vuçiç gjithmonë i fajëson për diçka”, tha Brnabiç.


Lajmi kryesor:

Përfundon pa sukses dialogu Kosovë-Serbi, Borrell: Albin Kurti nuk e pranoi propozimin për kompromis, insistoi në njohje! Vuçiç: Kurti i shmanget asociacionit


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?