Zoran Milanoviç

Takimi me Ramën/ Presidenti kroat: Mos doni foto të miat me pantallona të shkurtra...Gabimisht e deklarova udhëtim privat, ishte zyrtare

29 Gusht 2020, 21:05| Përditesimi: 29 Gusht 2020, 22:51

  • Share

TIRANË- Zoran Milanoviç, presidenti kroat në një konferencë për mediat ka sqaruar gjithçka për vizitën e tij në Shqipëri dhe takimin e me kryeministrin Edi Rama! Në përgjigje të pyetjeve të bëra nga Komisioni i Hetimor, ngritur posaçërisht për hetimin e këtij udhëtimi, Milanoviç e konsideroi një "gabim" deklaratën e bërë nga zyra e shtypit të presidencës se "udhëtimi ishte për çështje private".

“Ambasada e di se unë isha atje. Unë shkova në një vizitë zyrtare, të cilën gabimisht e shpallëm private. Shqipëria nuk është vendi i vetëm që jam ftuar këtë verë dhe nuk është hera e fundit në atë anije, është një punë shtetërore dhe detyra ime. Unë kërkoj falje për gabimin. Unë nuk dua të sfidoj Komisionin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. Unë nuk kam fshehur asgjë dhe kam deklaruar gabimisht se ishte vizite private. Shpenzimet e udhëtimit u mbuluan nga buxheti i shtetit kroat ndërsa akomodimi u bë në rezidencën shtetërore të Republikës së Shqipërisë. Unë nuk mund të lëviz privatisht, policia është vazhdimisht rreth meje. Kjo nuk është vizita e ime e fundit e këtij lloji", tha Milanoviç, duke këmbëngulur se e gjitha ka qenë një gabim që u deklaruar fillimisht si "private". Milanoviç, nuk u ndal që të komentonte qëllimin e këtij takimi, por theksoi se nuk ka qenë këshilltar i qeverisë shqiptare dhe kryeministri Edi Rama në rrugën drejt BE-së, por nuk e vlerëson si të gabuar edhe po të ishte.

"Unë nuk kam qenë këshilltar i qeverisë shqiptare dhe kryeministri Edi Rama, dhe edhe nëse do të isha, cili është ndryshimi? Unë tani jam president", tha ai.

Kur u pyet se përse nuk publikoi asnjë fotografi, kreu i shtetit u përgjigj me ironi.

"Çfarë, fotot e mia ulur me pantallona të shkurtra? Mediat kroate nuk kanë fotografi dhe informacione për këtë takim sepse unë vendosa të jetë kështu- një takim i nivelit të ulët, por thelbësor", tha Milanoviç.

Duke qenë se presidenti kroat përdori një helikopter ushtarak dhe një anije të Marinës, që ka qenë e ish- presidentit Titos, për këtë udhëtim, ai thekson se ky nuk ishte një vendim i tij, por i sigurimit.

"Unë kurrë nuk kam përdorur burime ushtarake për udhëtime private. Kjo nuk varet nga unë, varet nga siguria. Lëvizjet e mia janë të kontrolluara në mënyrë rigoroze, dhe se si të shkoj diku varet nga siguria ime. Unë jam Presidenti dhe Komandanti i Përgjithshëm dhe ka burime në dispozicion për mua që i përdor kur sigurimi e konsideron të nevojshme. Nuk është e drejtë ta interpretojmë atë si një kosto", shtoi kreu i shtetit kroat.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lexues: 30/08/2020 12:09

    O president deklarimet nuk i ben ti por ata qe punojne per ty se nuk merret presidenti me keto!!! Ìmagjino nje qytetar te thjeshte qe deklaron gabimisht gjerat...

    Përgjigju
  • budall: 30/08/2020 09:21

    politikanet e nndyr shqiptar thoni sì them un mos beni sì bej un

    Përgjigju
  • Ncncfn: 30/08/2020 02:24

    Imagjino keta tanet qe shkojne ne Dhermi me helikopter apo autokolone makinash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?