Yuri Kim dhe Ulsi Manja

Takimi me ministrin e Drejtësisë, Kim: Lufta kundër korrupsionit, interes thelbësor i sigurisë kombëtare

23 Nëntor 2022, 13:21| Përditesimi: 23 Nëntor 2022, 14:38

  • Share

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim është takuar me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për progresin e Reformës në Drejtësi. Kim vendos sërish theksin tek lufta ndaj korrupsionit që konsiderohet si kërcënim për sigurinë dhe barazinë ekonomike.

“Yuri Kim u takua dje me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për të shqyrtuar progresin në zbatimin e reformës në drejtësi dhe rëndësinë e saj për aspiratat e Shqipërisë në BE. Ambasadorja përsëri theksoi se Presidenti Biden në qershor 2021 identifikoi luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare sepse kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, zhvillimin dhe demokracinë. Takimi i paraprin pjesëmarrjes së ministrit Manja në Konferencën e 20-të Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit (IACC) në Uashington, DC, 6-10 dhjetor”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Twitter.

Një ditë më parë, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim pati një mesazh në lidhje me zgjedhjet për kreun e ri të SPAK duke thënë se procesi duhet të jetë transparent dhe pa manipulime nga ata që duan të ndikojnë në drejtësi.

Tre kandidatët për kreun e të SPAK, janë Edvin Kondili, Adnan Xholi, Altin Dumani të cilët sipas KLP i plotësojnë kushtet për t’u futur në garë. Kreu i ri i SPAK zgjidhet në një moment kur jo vetëm ndërkombëtarët por edhe publiku kërkon rezultate, arrestime të zyrtarëve të lartë të implikuar në korrupsion dhe anëtarë të bandave të krimit të organizuar.

A.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pali: 24/11/2022 06:02

    Shume bukur ka fol ministri...Imer Lala.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?