Takimi me Kotzias, Bushati do
raportojë te komisioni i Jashtëm

13 Nëntor 2017, 12:00| Përditesimi:

  • Share
Kur kanë kaluar 24 orë nga përfundimi negociatave Greqi Shqipëri e gjitha cfarë mund të jetë arritur është e veshur me mister.

Kotzias dhe Bushati nuk dolën përpara medias për të bërë një bilanc të negociatave të parat e këtij lloji. Ata u mjaftuan me një deklaratë të mbushur me gjuhë diplomatike ku u evidentua se bisedimet u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive.

Deklarata thotë se u krye një punë substanciale por pa thënë konkretisht se cfarë u arrit për cështjet e diskutuara në tavolinë.

Kotzias dhe Bushati u mjaftuan të thonin se të dyja palët pranuan rëndësinë e dialogut në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dhe ranë dakord për hapat e mëtejshëm që duhen ndërmarrë për të arritur rezultate pozitive duke u mbështetur në vlerat dhe normat evropiane, në të mirë të dy vendeve dhe popujve të tyre.

E vetmja e re që u mësua nga takimi i Kretës ishte se dialogu do të vijojë përsëri kësaj here në Tiranë për hapa të mëtejshëm. Misteri asaj cfarë mund të kenë prodhuar negociatat greko shqiptare në Kretë mbërriti në Komisionin për Punët e Jashtme në Parlamentin e Shqipërisë.

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha dhe deputeti demokrat Tritan Shehu kanë kërkuar në Komisionin për Politikë të Jashtme, që ministri Ditmir Bushati të raportojë për takimin me Kotzias në Greqi.

Pandeli Majko ministër për diasporën nuk mori përsipër të jepte detaje nga takimi i Kretës por u mjaftua me deklarimin se “u hodh një hap i rëndësishëm në dialogun mes palëve”.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?