Takimi me Kim, Alibeaj: Diskutuam për zgjedhjet e 14 majit dhe për rekomandimet e ODIHR

8 Mars 2023, 13:51| Përditesimi: 8 Mars 2023, 13:52

  • Share

Kryetari i Komanduar i Partisw Demokratike Enkelejd Alibeaj ka zbardhur takimin e zhvilluar me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

‘Gjatë një takimi të frytshëm dhe miqësor me ambasadoren e SHBA në Tiranë prekem temat që lidhen me zhvillimet më të fundit në vend për t’u ndalur më gjatë tek ato të zgjedhjeve vendore të 14 Majit. Diskutuam për rekomandimet e ODIHR, shqetësimet mbi përdorimin e administratës dhe pastërtinë e kandidatëve. Shqetësime këto të ngritura dhe më parë nga opozita dhe që kanë shoqëruar problematikën e proceseve të fundit zgjedhore në Shqipëri. Në emër të PD garantova ambasadoren e SHBA për vullnetin e mirë tonin për t’u përfaqësuar denjësisht në këto zgjedhje duke zbatuar rekomandimet e ODIHR, duke ndarë me të shqetesime të ndryshme përfshirë dhe rolin e medias, para dhe gjatë fushatës elektorale. Në fund të bisedës e falenderova për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë të zhvillimeve demokratike.’- shkruan Alibeaj.


Lajmi kryesor:

'Vendoret'/ Kim takime me Gjiknurin, Alibeajn dhe Metën, shmang Berishën: Duam zgjedhje me kandidatë të pastër! Iu kujtova rekomandimet e ODIHR-it


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?