Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe homologu i saj polak , Zbigniew Rau

Takim me homologun polak, Xhaçka: Integrimi i Ballkanit Perëndimor, çështje me rëndësi strategjike për BE

19 Shkurt 2021, 14:58| Përditesimi: 19 Shkurt 2021, 15:01

  • Share

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi këtë të premte një takim online me Ministrin për Punët e Jashtme të Republikës së Polonisë, Zbigniew Rau.

Ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen që Polonia ka treguar në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, teksa theksoi se vendi ynë mbetet në pritje të përcaktimit të datës për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare brenda gjashtë mujorit të parë të 2021.

Gjithashtu, dy ministrat u dakordësuan në rritjen e angazhimit për të çuar më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh mes Shqipërisë dhe Polonisë dhe vlerësuan se integrimi në Bashkimin Evropian i Ballkanit Perëndimor është çështje me rëndësi strategjike.

Kryediplomatja shqiptare vlerësoi solidaritetin e popullit polak në procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe mbështetjen e treguar gjatë pandemisë COVID–19.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?