Takimi Kosovë-Serbi në Bruksel mes koordinatorëve, Basha: Së bashku do përballojmë çdo sfidë

23 Korrik 2020, 09:04| Përditesimi: 23 Korrik 2020, 09:05

  • Share

Lulzim Basha, kreu i PD-së, me anë të një shënimi në rrjetet sociale, thotë se Shqipëria duhet të jetë në krahë të Kosovës në këto momente ku pritet të bisedohet në BE për njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.

Ky reagim i Bashës vjen pasi sot në Bruksel përfaqësues të Serbisë dhe Kosovës do të takohet për bisedime teknike, ku nuk pritet të përfshihet çështja e njohjes së Kosovës, por që gjithsesi është në axhendë.

"Shqipëria në krah të Kosovës me diplomacinë e saj dhe në koordinim të plotë me partnerët tanë strategjikë  dha gjithçka për shpalljen e pavarësisë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Së bashku, në krah të njëri-tjetrit, do të përballojmë çdo sfidë e sigurojmë të ardhmen,"-shkruan Basha.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?