Monika Kryemadhi

Takimi i Ramës me kryebashkiakët, Kryemadhi sfidon kryeministrin: Trego arsyen e vërtetë të reformës së ujit

23 Korrik 2022, 17:18| Përditesimi: 23 Korrik 2022, 17:19

  • Share

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së ks reaguar pas takimit dy ditor të kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët e vendit, ku në fokus të diskutimit ishte reforma në ujësjellës. Kryemadhi i kërkon Ramës që të tregojë arsyen e vërtetë të reformës së ujit, duke shtuar se kjo ka lidhje me debitë e bashkive për projektet pa buxhet të Ujësjellës Kanalizimeve.

‘Kryebashkiakët në riedukim mund ta pyesin kryeministrin Rama, ku ishte ai, gjatë viteve, që Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, jepte grante dhe financime bashkive, pa patur buxhet, për projekte të cilat fundosën 61 njësitë vendore në borxhe dhe në prag falimentimi?

Kryeministri që i bie tavolinave duke aktruar, t’i tregojë shqiptarëve arsyen e vërtetë pse taksat vendore e qendrore janë rritur! Ai e di mirë pse çmimi i ujit të pijshëm është rritur. T’i tregojë kryeministri arsyen e vërtetë të reformës së ujit, e sa lidhje ka kjo me debitë e bashkive për projektet pa buxhet të Ujësjellës Kanalizimeve. Këto projekte nuk mund të merrnin jetë pa miratimin e qeverisë, e kryeministri e di, si është renditja e kreditorëve ndaj të cilëve shteti ka borxhe në shifra marramendëse! Le t’i bëjë publike! Nuk ka sfidë më të mirë se transparenca.’- shkruan Kryemadhi.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • DYRDYL BEU: 24/07/2022 12:35

    O monika superhajdutja e Shqipris po nuk e kuptoni ju moj grua që jeni njërzit më të uryer të kti kombi o fshatare mjerane. Po prit se Zoti vonon e kurr nuk haron o femër pa nivel e pa kultur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?